Categories: AktualitetLajme

OSHEE propozon tarifë të diferencuar të çmimit të energjisë. Balluku: Konsumatorët më të rëndësishëm

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë që duhet të gjenden për sa i përketë plotësimit të nevojave të Shoqatës por, nga ana tjetër dhe vendosja e një çmimi të energjisë elektrike pa dëmtuar  OSHEE-në.

Në këtë kontekst , ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, që në nisje të fjalën theksoi se, “jemi sot për të diskutuar një çështje të rëndësishme me prodhuesit e brumërave dhe bukës, për gjetur zgjidhjen më të mirë. Sot kemi më shumë se 2600 furra buke në të gjithë Shqipërinë. Ne jemi angazhuar të jemi sa më analitikë për qasjen që do t’i japë zgjidhje duke parashtruar tri alternativa për zgjedhjen që do të bëjë secili biznes, në bazë të plotësimit të kritereve të cilat i keni bashkëvendosur me MIE dhe OSHEE”.

Ndaj theksoi ajo, “qeveria shqiptare ka hapur një dialog me të gjitha bizneset shqiptare. Unë e kam ndjekur nga afër të gjithë procesin dhe janë marrë parasysh të gjitha kërkesat tuaja dhe efektet që do të krijojë ky menaxhim i ri dhe marrëdhënie midis pronarëve të furrave të bukës dhe OSHEE-së”.

Duke e vlerësuar si një çështje të rëndësishme edhe për sektorin energjetik, por edhe për OSHEE-në, sepse furrat e bukës konsumojnë rreth 66 milionë kilovat-orë në vit, Balluku theksoi se, “e dini shumë mirë luftën e madhe që kemi bërë për të shëndoshur këtë sistem qoftë nga ana teknike, Operatorin e Shpërndarjes, qoftë nga ana e një shëndoshjeje financiare e cila ka të bëjë edhe me faturimin edhe me mbledhjen e të ardhurave”

Ndaj, vazhdon ajo, “i gjithë procesi është bërë duke treguar kujdes për të dy palët, edhe për furrat e bukës dhe biznesin, por edhe për OSHEE-në sepse siç ju thashë 66 milionë kilovatorë në vit janë një shifër e rëndësishme, e përkthyer në 500 milionë lekë për kompaninë”.

Nga ana e tij, administratori i ri i OSHEE Group, Enea Karakaçi,  theksoi nevojën për ndryshimin e tipologjisë së funksionimit sepse sikurse thekson ai, tashmë furrat shërbejnë dhe si bar kafe.

“Për më shumë se 10 vite ka pasur një çmim fiks të përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë që ka qenë 7.6 lekë kilovat-orë, por që ndër vite ka pasur disa problematika me furrat e bukës, kjo sepse ka ndryshuar tipologjia e furrave të bukës që nuk shesin vetëm bukë, por tashmë janë zgjeruar deri dhe në bar kafe”, u shpreh Karakaçi.

Ndaj, propozoi ai, “sot ne vijmë me një propozim që ka 3 çmime. Ka një çmim që është 7.6 lekë për kilovatorë që është vetëm për ato subjekte që kanë vetëm furrë buke, asgjë tjetër. Kemi një çmim 9.5 lekë që është për ato ambiente që kanë furra buke por që kanë dhe aktivitete pak më të integruara siç mund të jetë shitja e pastiçerisë apo dhe e produkteve të tjera të brumrave. Dhe kemi një çmim tjetër që është 12 lekë që është për ato ambiente që janë më të zgjeruara që kanë të përfshirë bar dhe kafe”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Qytetari denoncon vjedhjen e makinës – Ndërkohë,  blutë e Shkodrës bllokojnë një automjet të vjedhur në sheshin “Demokracia”

Një qytetar nga Shkodra është paraqitur në komisariatin e policisë për të bërë kallëzim se…

11 hours ago

Tamara e preferuar edhe në vjeshtë – Turistë të shumtë i  drejtohen Alpeve

Pamjet mahnitëse, ajri i pastër, njerëzit mikpritës dhe ushqimi bio kanë bërë që zona e…

11 hours ago

Vllaznia në superligat  e volejbollit – Opinion nga ish- volejbollisti dhe ish- trajneri i suksesshëm,  Mark Kroqi

Superliga e volejbollit për femra dhe meshkuj ka lënë pas ndeshjet e javës së dytë…

11 hours ago

Qytetari denoncon vjedhjen e makinës – Ndërkohë,  blutë e Shkodrës bllokojnë një automjet të vjedhur në sheshin “Demokracia”

Një qytetar nga Shkodra është paraqitur në komisariatin e policisë për të bërë kallëzim se…

11 hours ago

Turizmi, ekonomia e re e Shkodrës – Beci: Rritje me 70% të vizitorëve, ende shumë punë përpara

Turizmi është ekonomia e re e Shkodrës.  Lajmi bëhet i ditur nga kryebashkiaku Benet Beci, …

11 hours ago

Pastrohen mbeturinat në Tepe – Bashkia e Shkodrës reagon pas lajmit të publikuar në RTSH

Bashkia e Shkodrës ka ndërhyrë pasditen e së premtes me mjete e saj duke bërë…

11 hours ago

This website uses cookies.