OSHEE rajoni verior, bilanci 9- mujor, Zhuka: Velipoja ishte kryefjalë e investimeve
Sezoni turistik është mbyllur me bilanc pozitiv ku operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike rajoni verior ka reduktuar humbjet në rrjet, por edhe kohën e stakimeve për shkak të defekteve të ndryshme.
Zhuka thotë se e gjitha ka ardhur si shkak i investimeve në rrjet veçanërisht në zonën turistike të Velipojës.
Nënstacioni i ri në Velipojë ishte nevojë emergjente për të përballuar kërkesën gjithnjë në rritje për furnizimin me energji elektrike të zonës bregdetare më të frekuentuar në veri të vendit.
Ky investim ka përfshirë ndërtimin e 5 fiderave 20kV dhe 44 kabinave të reja, duke përmbushur nevojën për furnizim të qëndrueshëm dhe zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës në rajonet.