Banorët e pallatit që u përfshi nga flakët një ditë më parë në Lezhë e kaluan natën tek të afërmit e tyre.
Prezenca e madhe e tymit në apartamente dhe shkallë bëri që banorët t’i lënë shtëpitë.
Shërbimi zjarrfikës dhe policia qëndruan disa orë aty deri në normalizimin e situatës.
Prezenca e tymit solli nxirje të mureve të shkalleve dhe disa apartamenteve, ndërsa punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) punuan deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes për rikuperimin e dëmeve.
Deri tani është rikthyer energjia elektrike për rreth 80 për qind të abonentëve në këtë pallat dhe para mbrëmjes pritet të furnizohen edhe pjesa tjetër e banoreve.
Kati i parë i pallatit në bllokun e banimit pranë lumit Drin u përfshi nga zjarri ditën e mërkurë rreth orës 18:00, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur që flakët të mos përhapen.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i bllokut elektrik si shkak i ngarkesës së krijuar në rrjet.
Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…
Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…
SHBA ka rritur presionin ndaj Rusisë për të pranuar propozimin e armëpushimit 30-ditor me Ukrainës.…
Nga skenat prestigjioze të Berlinit në zemër të Shkodrës, dirigjentja e njohur me famë botërore,…
Konform marrëveshjes mes Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB),…
Teksa jemi 60 ditë larg nga zgjedhjet parlamentare, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, thotë se…
This website uses cookies.