OSHEE Shkodër dhuron gjak / Fushatat e viteve të fundit kanë rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve
Sic është bërë traditë punonjësit e OSHEE në Shkodër iu bashkuan edhe këtë vit fushatës së sensibilizimit për dhurimin vullnetar të gjakut në ndihmë të njerëzve që kanë nevojë për gjak, e sidomos për fëmijët talasemikë që presin për të bërë transfusion gjaku. Drejtori i OSHEE Shkodër, Armand Zhuka tha se kësaj fushate i janë bashkuar 70 punonjës të OSHEE, ku sipas tij janë më shumë në numër, por për shkak të defekteve në terren e kishin të pamundur të jenë prezent.
Endrit Susaj mjek transfuziolog thotë se vitin e fundit kemi aritur të sigurojmë rreth 45 mijë njësi gjaku në rang kombëtar nga 60 mijë njësi që janë të nëvojshme.
Fushatat e viteve të fundit kanë bërë që të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për të dhuruar gjak. Sipas të dhënave që ka Kryqi i Kuq dega Shkodër zakonisht në fund të seancave të tilla numri i njësive të gjakut të dhuruara shkon në 50 deri në 70 njësi.
.