Categories: LajmeSocialeEkonomi

OSHEE tarifa të reja për furrat e bukës dhe pastiçeritë e bar-kafetë

OSHEE ka bërë të ditur tarifat e reja që do të aplikojë për furrat e bukës, pastiçeritë dhe ato ku shërben edhe si bar kafe.

Sipas vendimit të fundit të ERE-s, OSHEE shpjegon se në takimin e javës së fundit të muajit korrik, OSHEE “Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave” janë koordinuar për  ecurinë e procesit dhe hapat e domosdoshëm në përmbylljen me sukses dhe kalimin e të gjitha subjekteve në tarifat e reja të miratuara.

“OSHEE Group dhe “Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave” iu rikujtojnë subjekteve të interesuara  të paraqiten pranë pikave të Kujdesit Ndaj Klientit dhe të deklarojnë kontratat e furnizimit me energji elektrike sipas qëllimeve të aktivitetit furrë buke dhe shërbimeve të integruara pastiçeri dhe/ose bar kafe. Deklarimi i të gjitha kontratave të energjisë do t’u japë mundësi këtyre bizneseve të kenë një kontratë të vetme, me tarifën më të mirë, bazuar në llojin e aktivitetit të ushtruar”, thuhet në njoftimin e OSSHEE-së.

OSHEE shton më tej se subjektet e biznesit, që paguajnë ende me 14 lekë/kWh, duhet të aplikojnë pranë pikave të “Kujdesit Ndaj Klientit për ndryshim të tarifës (kod K11 për të gjitha kontratat që lidhen me të njëjtin ambient), në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme  në shqyrtimin sa më të shpejtë të kërkesës dhe vendosjen e tarifës sipas tipologjisë së miratuar nga ERE”.

Sipas vendimit, tarifat e reja të konsumit të energjisë elektrike janë:

  • Aktivitete Furrë buke: 7.6 lekë/kWh
  • Aktivitete Furrë buke – pastiçeri: 9.5 lekë/kWh
  • Aktivitete Furrë buke – pastiçeri – bar kafe: 12 lekë/kWh
RTSH Shkodra

Recent Posts

Empoli i Ismajlit befason Juven, shkon në gjysmëfinale të Kupës

Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…

3 hours ago

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo, skuadrat gjysmëfinaliste

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…

3 hours ago

Trump konfirmon takimin me Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…

3 hours ago

Moti- Dita sot do të jetë e paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu

Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

3 hours ago

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

19 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

19 hours ago

This website uses cookies.