OSHEE, u minimizuan humbjet / Zhuka: 6 grupe në gadishmëri për natën e ndërrimit të viteve

osheee zhuka
Në daljen e fundvitit për mediat drejtori rajonal i operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, Armando Zhuka, ka bërë me dije se gjatë vitit që po lëmë pas humbjet në rrjet janë minimizuar me 1.5%, ndërkohe që tashmë mund të konsiderohen si humbje teknike e jo për shkak të vjedhjeve.
6 grupe të punës janë në gadishmëri në natën e ndërrimit të viteve në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të jetë i plotë.
Sipas drejtorit të OSHEE, prej 1 muajI ka nis përgatitja për netët festive. Në fillim u bë kontrolli i kabinave elektrike e me pas shpërndarja e ngarkesave me qëllim eleminimin e defekteve të mundshme. Shqetësim mbetet rrjeti i amortizuar ku në rast stuhish mund të krijojë problem me furnizimin me energji elektrike.