Çmimet e 95-ta të Academy Awards 2025 kanë qenë plot me intensitet emocional dhe momente historike. Pas një nate plot surpriza, e preferuara e madhe e mbrëmjes, “Anora”, u ngjit në fron me pesë çmime kryesore. Filmi “Anora” jo vetëm që fitoi Oscarin për filmin më të mirë, por u nderua edhe me Oscar për regjinë më të mirë, Oscar për montazhin më të mirë dhe Oscar për skenarin më të mirë origjinal.
Megjithatë, ndjesia më e madhe e mbrëmjes erdhi nga interpretimi i papërmbajtshëm i Mikey Madison, e cili doli fituese e Oscarit për Aktoren më të Mirë, duke vënë në pah një moment që ishte dukur i paracaktuar, por edhe aq i papritur emocionues.
Megjithatë, mbrëmja e djeshme nuk i përkiste vetëm “Anorës”.
Adrien Brody, me interpretimin e tij në filmin “Brutalisti”, mbizotëroi mbi praninë mahnitëse të Timothée Chalamet, duke fituar Oscarin për aktorin më të mirë për herë të dytë në karrierë, pas interpretimit legjendar në “Pianisti” në vitin 2003. Ky moment na kujtoi Brody-n për lidhjen e pandërprerë të aktorit si një vlerë e qëndrueshme me artin e kinemasë.
Një tjetër moment prekëse i mbrëmjes ishte momenti i fitores së Oscarit të parë për Walter Salles, regjisori brazilian i “I’m Still Here”, si dhe fitoren e statujës së artë nga Brazili në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar për herë të parë në historinë e tij. Përkushtimi i Sales ndaj fuqisë së tregimit dhe njohjes së trashëgimisë kulturore të vendit të tij ishte një goditje në zemrën e komunitetit ndërkombëtar të filmit.
Por mbrëmja Kishte rezervuar edhe surpriza të tjera të mëdha, sikurse ishte fitorja e Oscarit nga Zoe Saldana, me interpretimin e saj në “Emilia Perez”,duke u bwrw kwshtu aktorja e parë afrikano-amerikane që fitoi Oscarin për aktoren më të mirë dytësore.
Oscari për aktorin më të mirë në rol dytësor shkoi për Kieran Culkin, i cili me interpretimin e tij në filmin “Një dhimbje e vërtetë”, dëshmoi se brezi i ri i aktorëve i ka të gjitha elementet për të shkruar historinë e tyre në kinema. Fitorja e tij, krahas figurave më të vlerësuara të kinemasë, është shpërblimi për një talent në zhvillim, të cilin të gjithë presim ta shohim të arrijë gjëra të mëdha në të ardhmen.
Sigurisht që nuk munguan surprizat në sektorin e animacionit, me dy filma mbresëlënës nga Letonia dhe Irani që “vodhën” shfaqjen. Këto krijime demonstrojnë skenën e filmit në zhvillim jashtë studiove kryesore dhe dimensionin global të animacionit, i cili pasurohet vazhdimisht me narrativa të reja dhe emocionuese.
Por një moment kyç i mbrëmjes ishte nderimi madhështor për trashëgiminë e James Bond. Në 60-vjetorin e shfaqjes së agjentit më të famshëm në botë, industria e filmit njohu ndikimin e tij të madh në kinema dhe kulturën pop. Karakteristikat e Bond – eleganca, aksioni dhe sharmi i parezistueshëm – u përjetësuan, ndërsa audienca u emocionua me nderimin dhe kujtimet që solli.
Lezha përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë me një sërë aktivitetesh për të…
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer, pas samitit në Londër ku liderët nga…
Për ditën e sotme (3 mars) mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të…
Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…
Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…
This website uses cookies.