Osmani-Hovenier takim për dinarin, diskutohen propozimet për tranzicionin e zbatimit të rregullores së BQK

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani  dhe ambasadori amerikan Xhefri Hovenier (Jeff Hovenia) gjatë një takimi të enjten (22 shkurt) në Prishtinë kanë biseduar rreth propozimeve, që siç thuhet në njoftimin e Presidencës, ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme për planin e trazicionit lidhur me zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila nga 1 shkurti ka ndaluar qarkullimin e dinarit serb.

Megjithatë nuk u bë e ditur se për çfarë propozimesh u bisedua.

“Diskutime për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral. Presidentja Osmani ritheksoi mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin, kushtetueshmërinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në mes tjerash, Presidenca thotë se në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin për agjendën ndërkombëtare në muajt në vijim, por edhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Çështja e ndalimit të dinarit serb ka tendosur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, pasi Uashingtoni i ka kërkuar Qeverisë, që të shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.