Categories: LajmeRajoni

Osmani kërkon draft të ri për Asociacionin: Të hartohet në bashkëpunim me SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se pas aktit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ra heroikisht rreshter Afrim Bunjaku, pa asnjë dyshim ishin të dirigjuara dhe organizuara nga Beogradi, të cilat kishin për synim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Në një intervistë për RTK, Osmani theksoi se “prej disa kohësh kam folur brenda dhe jashtë Kosovës për rrezikun që paraqesin këto grupe, të cilat prej një kohë të gjatë janë trajnuar nga ushtria e Serbisë”.

Ajo thekson se “këto janë kryesisht struktura te natyrës paramilitare, të cilat janë të armatosura rëndë me mjete ushtarake,  janë të përgatitur që të luftojnë në stilin ushtarak dhe ka një kohë të gjatë që kanë sjellë edhe armë në mënyrë ilegale në veri të Kosovës e që kulmoi edhe me sulmin e para disa ditësh, të cilin, në përmasat që ishte planifikuar, e parandaloi Policia e Kosovës me profesionalizmin dhe përgatitjen e saj”, teksa shprehu mirënjohjen e thellë për punën e jashtëzakonshme të Policisë së Kosovës  në mbrojtjen sovranitetit, mbrojtjen e dinjitetit të shtetit tonë,  por mbi të gjitha mbrojtjen çdo qytetari të Kosovës  pa dallim etnie  nga këto grupe kriminale dhe terroriste”.

Duke u ndalur te dialogu Kosovë-Serbi, Osmani është shprehur se kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë të marrë pjesë në dialog sa herë ka ftesë nga BE për dialog.

Osmani nënvizoi se “marrëveshja nuk është perfekte për Kosovën, ka disa gjëra të mira e disa që ka dyshimet e saj, por që është marrë obligim për të zbatuar ato”.

Ajo e vuri theksin  te neni 7 dhe 10 i marrëveshjes.

“Zgjidhja është se ne duhet të ulemi me SHBA, të përgatisim draftin tonë, ta prezantojmë para Sekretarit të Shteti amerikan që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhej me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën e Mogherinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan nga Chollet e Escobar, të cilët sqarojnë se një trup i tillë do të jetë trupo koordinues dhe si e tillë nuk do ta rrezikonte funksionalitetin e brendshëm të Kosovës e as aspektet tjera kushtetuese të vendit tonë”, deklaroi mes tjerash Osmani në RTK.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.