Categories: LajmePolitikëRajoni

Osmani kërkon nga KE-ja që të vendosë masa ndëshkuese ndaj Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një konference për shtyp, tha se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë “kanë dëshmuar se Serbia qëndron” pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ajo kërkoi që Komisioni Evropian të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Osmani tha se, “Kosova po kërkon që blloku evropian të vendosë masa ndaj Serbisë për shkak të Banjskës, pasi shtetet anëtare të kenë kryer procedurat e tyre për konfirmimin e detajeve të kësaj ngjarjeje”.

Ajo tha se Kosova nuk po kërkon sanksione, sepse çdo shtet anëtar ka të drejt vetoje në Këshillin e BE-së dhe të paktën një shtet – pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë – do të përdorte veton për këtë çështje.

Komisioni Evropian, tha Osmani, ka të drejtë dhe kompetenca që të prezantojë masa politike dhe financiare, që nuk kërkon miratim të Këshillit.

Në BE kanë thënë se po presin përfundimin e hetimeve të autoriteteve kosovare për ngjarjet në Banjskë dhe më pas do të mund të ndërmerren masa dhe hapa të rinj.

Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë më 19 tetor, e cila, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në bllokun evropian, do të kërkojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë.

Gjatë konferencës, Osmani tha se janë katër elemente, që sipas saj e çojnë përgjegjësinë për sulmin përmes linjës komanduese, “deri te presidenti serb Aleksandar Vuçiq”.

E para, sipas saj, ka të bëjë me financimin e këtij grupi – që Kosova ka thënë se përbëhej prej më shumë se 80 personash të armatosur – e dyta me armët e përdorura, që sipas Osmanit janë “prodhuar në industrinë ushtarake të Serbisë dhe janë dhënë nga shteti serb për terroristët që e kanë kryer sulmin”.

“E treta ka të bëjë me trajnimet të cilat, të cilat as shteti serb nuk i mohon se i ka bërë për këto grupe terroriste dhe e katërta ka të bëjë me lidhjet politike të vetë shtetit serb me terroristët që e kanë udhëhequr këtë sulm”, tha Osmani.

Osmani fajësoi qasjen e BE-së ndaj Serbisë, që sipas saj ka “inkurajuar” Vuçiqin për një sulm të tillë.

“Tashmë janë bërë 12 vjet në dialog dhe është koha për reflektim sepse qasja e këtyre 12 vjetëve, e ka inkurajuar Vuçiqin që ai të përdorë dhunë dhe të kryejë akt agresioni ndaj Kosovës. Andaj nuk mund të sillemi kinse nuk ka ndodhur 24 shtatori. I gjithë procesi i dialogut duhet të rimendohet në suaza të asaj që ka ndodhur më 24 shtator, duke e ditur se është shkelje e nenit 3 të Marrëveshjes drejt normalizimit dhe Aneksit të saj”, tha Osmani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthimi i magjishëm i Shaqirit, tripletë Servetes dhe lider absolut i kampionatit

Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…

15 hours ago

Mungon vetëm zyrtarizimi, Del Piero synon postin e presidentit të federatës

Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…

15 hours ago

Dëmtohet Vinicius Jr, braziliani humbet sfidën ndaj Liverpulit

Një lajm  i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…

15 hours ago

“Gruaja fshatare” e Van Gogh – Muzeu Noordbrabants pagoi 8.6 milionë euro për ta bërë të vetën

‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit   Vincent van Gogh, që mbeti…

15 hours ago

16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave – 1 në 3 gra në Shqipëri ende përjeton dhunë

Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë…

15 hours ago

Aktivitet për festat kombëtare – Nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja” vishen kuq e zi

Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…

16 hours ago

This website uses cookies.