Lajme

Osmani: Kuvendet e Shqipëri-Kosovë, tempuj të demokracisë. BE do jetë më e plotë me dy vendet tona

Mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, ka nisur këtë të premte (20 dhjetor) me ekzekutimin e himneve të dy vendeve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalën e mbajtur në Parlament, deklaroi se ky takim pasqyron trashëgiminë e përbashkët të dy vendeve dhe vendosmërinë e palëkundur për të krijuar një të ardhme të denjë.

Osmani u shpreh se dy parlamentet Shqipëri-Kosovë, si tempuj të demokracisë, kanë një rol vendimtar në forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe në avancimin e interesave të qytetarëve.

Takim që pasyqron trashëgimin e përbashkët dhe vendosmërinë e palëkundur për të krijuar një të ardhme të denjë.

Kjo seancë duhet të shërbejë si thirrje për veprim, kujtesë se qëllimi ynë i përbashkët kërkoj përpjekje më të palodhshme.

Për dy vendet tona, kjo është domosdoshmëri, një Shqipëri me e fortë do të thotë një Kosovë më e fortë.

Duhet ta shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar harmoninë e nevojshme.

Lidhja e thellë mes dy vendeve, e rrënjosur në histori, në sakrificat e panumërta dhe vizionin e përbashkët. Kjo lidhje është themel i pathyeshëm mbi të cilin duhet të ndërtojmë bashkëpunim më të madh dhe koordinim më të shpeshtë.

Kosovë-Shqipëri dy pjesë të pandashme të një kombi të madh të bashkuar nga një histori e lavdishme.

Dy parlamentet tona, si tempuj të demokracisë, kanë një rol vendimtar në forcimin e lidhjeve tona dypalëshe dhe në avancimin e interesave të qytetarëve”, deklaroi Osmani.

Ndalur më tej te integrimi europian, presidentja Osmani deklaroi se Bashkimi Evropian do jetë më i sigurt dhe më i plotë me Shqipërinë dhe Kosovën, si pjesë e tij.

Ajo theksoi ndërkaq se, padrejtësinë ndaj popullit të Kosovës, sa vijnë dhe rriten dhe për tejkalimin e këtyre pengesave, Osmani kërkoi mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë.

Shqipëria po bën hapa vendimtarë në rrugën e  saj europiane, dua të shpreh urimet e mia të përzemërta

Kjo arritje, krenari për gjithë shqiptarët kudo jetojnë. Edhe Kosova si përherë mbetet me përkushtim të palëkundur për integrimin në BE dhe angazhimi ynë në këtë drejtim është i përditshëm. Aspirata jonë për t’u anëtarësuar në BE, pasqyrim i identitetit tonë dhe vizionit tonë.

Fatkeqësisht pengesat me të vilat Kosova përballet në këtë drejtim janë tejet të mëdha.

Padrejtësinë ndaj popullit të Kosovës, sa vijnë dhe rriten. Për t’i tejkaluar këto pengesa suksesshëm, na duhet mbështetja e vazhdueshme e Shqipërisë. BE do jetë më i sigurt më i plotë me shtetet tona si pjesë e tij.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, do i japë përfundimisht fund apetiteve hegjemoniste dhe destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës. Për të arritur këtë të ardhme të përbashkët është jetike të forcojmë bashkërendimin mes dy shteteve”, theksoi Osmani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

16 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

17 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

17 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

17 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

17 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

17 hours ago

This website uses cookies.