Osmani: Maqedonia e Veriut është vendi më i keqtrajtuar në procesin e zgjerimit të BE-së

Bujar Osmani

Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë për gazetën gjerman Frankfurter algemajne cajtung (FAC), u shpreh se “Maqedonia e Veriut është vendi më i keqtrajtuar në procesin e zgjerimit të BE-së”.

Sipas ministrit, “garancia më e mirë për ruajtjen  e identitetit maqedonas është pas inkuadrimit në NATO, vendi të bëhet anëtar i BE-së, thekson në një intervistë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

I pyetur nëse ka garanci se Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të tjera pas miratimit eventual të ndryshimeve kushtetuese, Osmani thotë se askush nuk mund ta dijë se ç’farë do të sjellë e nesërmja, transmeton Dojçe vele.

“Fatkeqësisht, shpesh herë jemi zhgënjyer, ndërsa dinamika në politikë bullgare është aq e pasigurt që nuk dihet se ç’farë do të sjellë e nesërmja. Jam shumë i sigurt se Bullgaria do të fillojë të formulojë kërkesa të reja.  Por, për mua e rëndësishme është ajo që është në agjendën e BE-së, asgjë tjetër. Ne arritëm kompromis me Bullgarinë, një plan veprimi për pakicat. Ne duam ta zhvendosim temën nga interpretimet historike dhe çështjet e identitetit ndaj të drejtave të njeriut dhe të pakicave, sepse në këtë jemi të mirë. E them si një person që nuk vjen nga grupi më i madh etnik në vend. Maqedonia e Veriut ka ndërtuar një model unikat të demokracisë multietnike funksionale, në kundërshtim me të gjithë skeptikët që besonin se kjo nuk ishte e mundur në Ballkan”, thotë Osmani.

Shefi i diplomacisë beson se janë keqinterpretuar anketat të cilat tregojnë se shumica e madhe e qytetarëve  janë kundër ndryshimeve kushtetuese.

“Qytetarët e hedhin poshtë futjen e konflikteve identitare-politike në procesin e zgjerimit të BE-së, por nga ndryshimet e fundit kushtetuese nuk ka rrezik të tillë, përkundrazi, thekson Osmani dhe plotëson se ata “do ta përforcojnë dhe zgjerojnë demokracinë multietnike”.

Më tej ministri Osmani thotë se është i vetëdijshëm për rrezikun që disa qarqe në Bullgari do të mundohen ta keqpërdorin situatën e mbi 80.000 (sipas FAC) shtetasve maqedonas të cilët posedojnë pasaporta bullgare.

“E di që pas kërkesave për të drejtat e pakicave fshihen qëllime të pandershme. Por, për mua kërcënim më i madh është se përderisa qytetarët tanë nuk janë pjesë e BE-së, ata do të detyrohen të aplikojnë për pasaporta bullgare për arsye sociale dhe ekonomike”, citon Osmani në intervistën për FAC.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.