Osmani mban fjalimin vjetor: Ky ishte viti më i vështirë për sigurinë e Kosovës!

Osmani mban fjalimin vjetor

Osmani mban fjalimin vjetor

Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se vendi më 24 shtator u përball me situatën më të vështirë që kur ka shpallur pavarësinë. Gjatë fjalimit, i cili u bojkotua nga deputetët e partive opozitare PDK dhe AAK presidentja akuzoi Serbinë se pati qëllim të  destabilizojë jo vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Sulmi i armatosur në Banjskë ishte vetëm një paralajmërim se Serbia nuk do të heqë dorë nga planet e saj të errëta. Ky sulm është në vazhdën e ideve e planeve shoviniste e hegjemoniste të Serbisë. Ky plan famëkeq për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit mori përgjigjen e merituar”  tha presidentja e Kosovës.
 
Ajo theksoi se Kosova do t’i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht. Ndërsa vlerësoi popullin dhe përfaqësuesit politikë që u bashkuan rreth kauzës së mbrojtjes së shtetit. Duke iu referuar projektstatutit për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Osmani tha se vlerësimin final duhet ta japë Gjykata Kushtetuese.

“Është me rëndësi që të gjithë ne, pa dallim partiak, të ulemi dhe bashkarisht të përgatisim komentet tona bazuar në shqetësimet që mund të kemi dhe t’i dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, kurdo që ky draft të vijë” tha presidentja e Kosovës.
  
Osmani në adresimin para deputetëve përmendi edhe çështjen e shqiptarëve Luginës së Preshevës, për të të cilët tha se po përballen me diskriminim mbi baza etnike. Ajo shtoi se është angazhuar për lehtësimin e procedurave për marrjen e shtetësisë së Kosovës për banorët nga Presheva, Medvegja e Bujanovci. 

Presidentja Osmani tha se pavarësisht se sa komplekse është rruga e integrimit, Kosova nuk do të heqë dorë nga anëtarësimi në BE. Ndërkohë mbrëmjen e së enjtes Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin e vitit 2024 që kap një vlerë prej 3.3 miliardë eurosh. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.