Osmani: NATO në Kosovë, faktor i rëndësishëm për stabilitetin

Presidentja Vjosa Osmani ka vlerësuar rolin e NATO-s në Kosovës, si faktor i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit por edhe zhvillimit të demokracisë.

Gjatë konferencës “Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes” për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Osmani u shpreh se NATO është fati i Kosovës, që përkon me dëshirën e popullit për paqe dhe stabiliteti.

“Prania e NATO-s në Kosovë ka vazhduar të luajë një rol kyç në rindërtimin, zhvillimin dhe konsolidimin e  demokracisë. Por edhe për të shërbyer e mbrojtur të gjithë qytetarët tanë, pa dallim etnie. Qytetarët tanë kanë një lidhje të veçantë emocionale me NATO-n. NATO është fati ynë. Ky fat bazohet në dëshirën tonë për të ndarë përgjegjësitë për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe më gjerë”, tha Osmani.

Osmani tha se sot rajoni rrezikon destabilitetin nga Serbia dhe Rusia, që kërkojnë të rikthejnë hartën e viteve ’90.

“Fatkeqësisht, çdo ditë që kalon, Serbia nuk turpërohet të na kujtojë qëllimet e saj të vërteta. Serbia, përfaqësuesja e Rusisë në rajonin tonë është e përkushtuar që ta kthejë rajonin tonë në vitet ’90. Serbia dhe aleatët e saj duan të zhbëjnë gjithçka që kemi arritur së bashku ndër vite. Kosova ka shkuar shumë larg dhe ka humbur shumë jetë të pafajshme për të ecur përpara. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku me aleatët tanë për t’u përballur me sfidat e së tashmes për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të begatë dhe për të siguruar që idealet e lirisë dhe demokracisë që udhëhoqën rrugën tonë, të vazhdojnë të jetojnë rrugën tonë përpara”, tha presidentja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.