Osmani para studentëve të Iowas: Serbia po dëshiron të nxisë luftë në rajon

OSMANI

OSMANI

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ndodhur në SHBA, ka thënë se sulmi terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ishte akt i agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, që kishte synim aneksimin e veriut.

Në ditën e dytë të vizitës së saj në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Osmani tha se Kosova është rezultati dhe historia më e madhe e suksesit të politikës së jashtme amerikane.

Në një ligjëratë para studentëve të Universitetit Drake, Presidentja e Kosovës  akuzoi Serbinë se po dëshiron të nxisë luftë në rajon.

“Ne asnjëherë nuk i kemi karakterizuar këto si tensione mes Kosovës dhe Serbisë, sepse nuk po sulmojmë askënd, ne jemi në shtëpinë tonë dhe po sulmohemi. Ajo që ndodhi më 24 shtator ishte kulmi i një akti të rëndë agresioni që Serbia po i bënte popullit të Kosovës brenda territorit tonë dhe atë ditë ishin një numër i grupeve terroriste që hynë në Kosovë me numër të madh armësh, armë të shkallës ushtarake me të cilat planifikonin të aneksonin veriun e Kosovës. Policia jonë ka vepruar me shumë profesionalizëm dhe ka penguar aktin e agresionit që në minutat e para të tij”, tha Osmani, transmeton KP.

Përkitazi me këtë, Osmani, tha se angazhimi më i madh i trupave të NATO-s në Kosovë do të bëjë që mos të lejohen të hyjnë njerëz të armatosur në territorin e vendit.

Në anën tjetër, Osmani tha se Kosova është rezultat dhe historia më e madhe e suksesit të politikës së jashtme amerikane,

Gjatë qëndrimit në Ioëa të ShBA-së, Osmani u prit ne takim edhe nga kryetari i qytetit Norwalk, Tom Philips, nga i cili u nderua me Çelësin e Qytetit dhe Yllin e Norwalkit.

Ajo pati edhe një bashkëbisedim me kryetaret e qyteteve  të binjakëzuara me disa nga qytetet e Kosovës, ku u zotuan që marrëdhëniet ndërmjet qyteteve, shkollave dhe bizneseve të Iowa-s e të Kosovës, do të vazhdojnë të thellohen, duke forcuar më tej dhe duke i bërë kështu lidhjet midis popujve tanë edhe më të fuqishme.

Osmani takoi edhe diasporën shqiptare në Ioëa ku iu falënderua atyre për mbështetjen ndaj atdheut.

Presidentja Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare disaditore në Iowa të ShBA-së.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.