Osmani pret në takim Pendarovskin, diskutuan rreth hapave për ta avancuar të ardhmen evropiane të dy shteteve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të enjten në takim Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, i cili zhvilloi një vizitë në Kosovë.
Presidentja e Kosovës tha se të dy shtetet se përveç se kanë raporte të mira fqinjësore, ato kanë edhe projekte të shumta që kanë për qëllim t’i afrojnë edhe më shumë qytetarët e tyre.
Osmani njofton se gjatë takimit kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, çështjeve të interesit të ndërsjellë, si dhe hapat për ta avancuar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.