Lajme

Osmani: Rusia kërkon të hapë një front të ri ndaj Perëndimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

“Rusia dhe Putini duan të hapin një front të ri kundër Perëndimit duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor”, është shprehur presidentja e Kosovës në një intervistë për TVP World.

Për këtë arsye, sipas saj, është thelbësore që Kosova të punojë krah për krah me aleatët, me partnerët e botës demokratike, për t’u siguruar “që ne të ndalojmë këto nisma destabilizuese nga Serbia, të ndihmuara dhe të nxitura nga Rusia”.

Deklarata e Osmanit pasqyron shqetësimet se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë lidhjet e saj të forta ekonomike, kulturore dhe historike me Serbinë për të ushtruar ndikim në rajon. Osmani theksoi se ka ende shpresë për Ballkanin Perëndimor që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Besoj se ka shpresë që  Ballkani Perëndimor t’i bashkohet përfundimisht Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Por parakushti për të arritur rezultate të tilla është trajtimi i Serbisë për atë që është […] një shtet satelit i Rusisë, i cili vetëm sa po rrit bashkëpunimin ushtarak, ekonomik dhe politik me Rusinë,” u shpreh Osmani. 

Osmani ia atribuoi tensionet mes Serbisë dhe Kosovës politikave të Beogradit ndaj Prishtinës.

Serbia që është kthyer në shtetin më të fortë të Putinit në Evropë. Dhe pastaj është Kosova dhe vendet e tjera në rajon që janë vazhdimisht viktima të akteve të agresionit nga Serbia”, ka theksuar më tej Osmani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëmtimi i investimeve publike – Bashkia Shkodër thirrje qytetarëve të raportojnë aktet vandale

Dëmtimi i investimeve publike nga qytetarë të papërgjegjshëm vijon të mbetet një problem shqetësues në…

10 seconds ago

“Shkodra, Qyteti Evropian i Sportit 2025” – Titulli pritet të jetë shtysë për zhvillimin ekonomik dhe turistik të qytetit

“Shkodra, Qyteti Evropian i Sportit 2025” përbën një mundësi e madhe për transformimin e qytetit…

4 minutes ago

Berisha flet për median greke: Plani im për emigrantët shqiptarë dhe marrëveshjen e detit

Gjatë vizitës në Athinë ku zhvilloi një manifestim me shqiptarët e Diasporës, kryetari i PD…

26 minutes ago

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

7 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

7 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

8 hours ago

This website uses cookies.