Categories: LajmeRajoni

Osmani: Synimi i Kosovës, anëtarësimi në INTERPOL. Robinson: SHBA krah jush për një shtet më të fortë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd  Robinson, deklaroi se synimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në INTERPOL.

Osmani u shpreh se të vetmit që përfitojnë nga mosanëtarësimi i Kosovës në Interpol janë grupet kriminale transnacionale.

“Sukseset tona janë edhe dëshmi e bashkëpunimit me partnerët. Disa nga arritjet më të rëndësishme të institucioneve tona e kanë vulën e byrosë që drejton ndihmëssekretari, përfshirë edhe Policinë e Kosovës. Në takim me ndihmëssekretarin e informova për synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL që do të jetë i pamundur pa mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së. Ky anëtarësim do kontribuonte në rritjen e kapaciteteve tona, duke përmirësuar përgjigjen ndaj krimit dhe duke fuqizuar angazhimin tonë në drejtim të garantimit të sigurisë publike për të gjithë qytetarët. Të vetmit që përfitojnë nga mosanëtarësimi i Kosovës në INTERPOL janë kriminelët, grupet kriminale transnacionale. Është dëshirë dhe vullnet i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-ve që ata ti luftojmë deri në fund pa kompromis”, tha Osmani.

Ndërsa Robinson në fjalën e tij deklaroi se SHBA po punon për një Kosovë më të fortë dhe më transparente.

Po ashtu, ai theksoi se SHBA janë në Kosovë për mbështetje në përpjekjet për të ndërtuar struktura të rëndësishme të sigurisë dhe drejtësisë.

 “Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë, për atë që po bëni ju, për çka policia po bën, atë që po bëjnë shërbimet tuaja të sigurisë për qytetarët e kosovarë, mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme. Dhe porosia ime për ta, për të gjithë ju do të ishte që SHBA janë këtu për t’iu mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar struktura jetike të sigurisë dhe të struktura gjyqësore të drejtësisë, ne po punojmë për një Kosovë më të mirë sot, por edhe për një Kosovë më të fortë, më transparente në të ardhmen për qytetarët e rëndomtë të Kosovës….Mezi pres për të parë edhe më shumë nga vendi juaj, për të vizituar më shumë, për t’u takuar edhe me koleget tuaj në qeveri dhe në sektorin gjyqësor”, tha Robinson.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

12 minutes ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

17 minutes ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

2 hours ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

2 hours ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

2 hours ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

3 hours ago

This website uses cookies.