Osmani takon ambasadorët e BE-së: Kosova i ka plotësuar kushtet, të hiqen masat
Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar BE-së q ët heq masat, pasi sipas saj “Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet”. Në një takim me ambasadorë të disa vendeve të BE-së dhe përfaqësues të EULEX-it, në krye me Ambasadorin e BE-së Thomas Szunyog, Osmani tha se Kosova është e linjëzuar me politikat e BE.
Pjesë e diskutimeve ishte edhe koordinimi i agjendës ndërkombëtare, si dhe bashkërendimin me politikat e BE-së dhe me shtetet e tjera aleate për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë.
“Presidentja Osmani theksoi se Kosova vazhdon të jetë plotësisht e linjëzuar me politikat e BE-së në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme, përfshirë miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë si dhe shteteve apo grupeve të tjera të cilat rrezikojnë sigurinë dhe paqen globale.
Tutje, Presidentja Osmani diskutoi edhe për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës, të cilat më së shumti po godasin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, pa dallim, duke potencuar se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet.
Në takim Ambasadorët prezent e njoftuan Presidenten edhe për përgatitjet që po bëhen për Samitin e Paqes për Ukrainën që do të mbahet në Zvicër”, thuhet në njoftimin e presidentes Osmani.