OSSH Rajoni Shkodër njofton
Shkëndija elektrike tek një pajisje e NST Shkodër shkaktoi dëmtimin e 3 fiderave dhe la pa energji zonat në hyrje të qytetit, si Zus, Shirokë, Harku i Bërdicës dhe Bahçallëk si dhe lagjet “Tepe” dhe “ Mar’ Lula”.
Ekipet e drejtorisë Tensioni i Lartë dhe OSSH janë organizuar në orët e para të mëngjesit, duke punuar me ritme të shpejta për zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara dhe vendosjen në funksion të rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike.