Ekonomi

OST kërkon rritje me 40–60% të tarifës së transmetimit për arsye investimesh

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka kërkuar rritjen e tarifës së transmetimit, pasi çmimet aktuale për blerjen e energjisë në treg ia vështirësojnë kompanisë investimet në infrastrukturë.

Në mbledhjen e së premtes të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, përfaqësuesit e OST propozuan rritjen nga 40–60 për qind të tarifës aktuale për energji të transmetuar duke nisur nga viti 2025 deri në 2027.

Transmetimi i energjisë në rrjetin vendor aktualisht kushton 0.85 lekë për 1 kilovatorë. OST parashikon që tarifa të rritet në 1.22 lekë në variantin e parë deri në 1,38 lekë/kWh në variantin e dytë.

Janë bërë dy propozime duke iu referuar normës së lejuar të kthimit të asetit, duke marrë në konsideratë edhe normën e miratuar nga Enti Rregullator në periudhën e mëparshme. Kjo vlerë në rajon është shumë e lartë se ajo që është propozuar nga ana e OST-së. Shqipëria rezulton me normën më të ulët. Mesatarja është diku te 6,4% duke shqyrtuar gjithë OST-të e Europës dhe rajonit. Kemi dalë në përfundimin që tarifa e nevojshme për mbulimin e kostove të operimit dhe të investimeve të parashikuara në versionin e parë të jetë mesatarisht 1,22 lekë/kWh dhe në versionin e dytë, 1.38 lekë/kWh për energji elektrike të transmetuar,” tha përfaqësuesi i OST-së.

Rritja e tarifës së transmetimit të energjisë elektrike pritet të ndikojë drejtpërdrejt te çmimi fundor, por kryetari i ERE-s tha se aplikimi do të vlerësohet fillimisht.

Sipas OST-së, prokurimi i energjisë është një proces me kosto të mëdha për kompaninë publike.

Prokurimi i energjisë bëhet në bazë të tregut, ku OST-ja ka disa kosto për të siguruar këtë sasie energjie. Humbjet e energjisë të OST-së nuk janë humbje teknike. Rritja e humbjeve në sistem vjen edhe si pasojë e rritjes së gjenerimit, e injektimit të energjisë në sistem dhe si pasojë e rritjes së eksportit, të cilat diktojnë rritjen e injektimit të energjisë që nga linjat 110 kV, 220 kV dhe 400 kV e me radhë.

Për sa i përket çmimit, sot kemi një çmim mesatar rreth 108 euro/MWh. Pritshmëritë për një çmim më të ulët nuk qëndrojnë.

Analizat tona bazohen në bursat e rajonit, kryesisht në bursën Cubex që ka një parashikim në avancë. Cubex aktualisht lëviz çdo orë dhe sot që flasim ka një parashikim për vitin 2025 për janarin 140,45 euro për profilin band, kurse profili pik është 169,43 euro. Në momentin që është bërë aplikimi për tarifë OST-ja bëri një parashikim të kostove dhe është marrë në referencë parashikimi i bursës Cubex dhe gjithë historiku i operimit të OST-së në tregun e lirë të bursës shqiptare të energjisë. Ka rezultuar ai çmim që është vendosur në aplikimin për tarifë për vitin 2025, 2026 dhe 2027. Ndërsa për sa i përket shërbimeve ndihmëse, që sistemi elektroenergjetik kërkon balancim të sistemit dhe rritje të volumeve të shërbimeve balancuese,” deklaroi përfaqësuesja e OST-së.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

20 hours ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

21 hours ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

21 hours ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

21 hours ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

21 hours ago

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…

21 hours ago

This website uses cookies.