Lajme

Osteoporoza, reumatologia: Cilët janë faktorët e riskut dhe rëndësia e dietës në shëndetin e kockave

Osteoporoza është një sëmundje metabolike e kockave që karakterizohet nga humbja e masës kockore dhe bën kockat më të prira ndaj frakturave.

Sipas reumatologes Laerta Goga, osteoporoza është më e zakonshme tek femrat, 20% më shumë se tek meshkujt, por frakturat që lidhen me vdekshmërinë janë më të shpeshta te meshkujt. Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, reumatologia Goga u shpreh se te meshkujt osteoporoza ndodh pas moshës 70 vjeçare, ndërsa te femrat pas të 50-tave.

“Osteoporoza është një sëmundje metabolike e kockës që shoqërohet nga humbja e masës kockore duke u bërë më e prirur për fraktura. Kjo është më e shprehte te femrat 20 % më e shpeshtë, por frakturat që lidhet me vdekshmërinë janë më të larta te meshkujt. Te meshkujt ndodh më rrallë, por kur ndodhin komplikacione i kanë më fatale. Meshkujt kanë masë kockore më të madhe se femrat dhe deri në 70 vjeç janë disi të mbrojtur dhe pas kësaj moshe kjo mbrojtje humbet. Te femrat ndodh më shpejt në moshën 50-vjeçare pasi ndodh një rënie e menjëhershme të hormoneve, pasi bie estrogjeni që është mbrojtës i kockave”, u shpreh mjekja. 

Faktorët që ndihmojnë në zhvillimin e osteoporozës janë të shumtë, ku kryesoret janë jeta sedentare dhe dieta ushqimore. Për reumatologen pirja e duhanit dhe alkoolit, si dhe përdorimin e disa medikamenteve, veçanërisht kortizonikëve, janë gjithashtu shkaktarë që dobësojnë shëndetin e kockave.

Edhe për dietologen Rovena Xhafa, konsumi i mjaftueshëm i proteinave dhe kalciumit është i domosdoshëm për forcimin e kockave. Sipas dietologes për parandaluar osteoporozën, është e rëndësishme të mbahet një stil jetese i shëndetshëm, të bëhen aktivitete fizike dhe të merret dieta e duhur.

“Osteoporoza është gjenetike, por ndikon edhe jeta sendetare, aktiviteti fizik i ulës është i barabartë me humbjen e dendësisë kockore, stili i jetesës, pirja e duhanit, alkoolit janë të gjitha faktor që ndikojnë në osteoporozë, pasi ulet metabolizmi formues i kockave. Janë edhe disa sëmundje kronike që ndikojnë edhe përdorimi i disa medikamenteve që janë kryesisht kortizonikët, si edhe disa barna që trajtojnë lloje të ndryshme të kancerit”, tha reumatologia.

“Dieta ka rol kryesor në shëndetin e kockave, sasia e proteinave dhe kalciumi duhen marrë nga dieta ushqimore. Një dietë ushqimore e pasur me yndyra dhe sheqerna sjellë një peshë të madhe por dëmton shëndetin e kockës, pasi nuk merren proteinat dhe kalciumi i nevojshëm për kockat. Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë kalciumi janë produktet e peshkut, sardelet, bulmeti. Gjatë vaktit ushqimor kur konsumojmë bulmet nuk duhet t’i shoqërojmë me spinaq dhe panxhar pasi ndërveprojnë mes tyre dhe nuk lejojnë përthithjen e kalciumit nga trupi”, u shpreh dietologia.

Sipas studimeve meshkujt të cilët kanë përqindje të shtuar të dhjamit në pjesët e barkut, kanë rrezik të shtuar nga zvogëlimi i dendësisë së eshtrave. Edhe pse osteoporoza paraqitet më shpesh tek femrat, shkencëtarët kanë konstatuar që yndyra viscerale (dhjami që gjendet nën muskuj në pjesët e abdomenit) shkakton dobësimin e eshtrave te meshkujt.

RTSH Shkodra

Recent Posts

EURO U-17: Shqipëria nis përgatitjet, trajneri Tedesco fton 21 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian…

6 hours ago

Donatella jep dorëheqjen si drejtore kreative e Versace

Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace,…

7 hours ago

“Refreni” i Brdaric: Objektiv fitorja! – Ndryshe nga herët e tjera, flet për riparim të defekteve të ndeshjes me Tiranën

Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…

7 hours ago

Letërsia për fëmijë në tkurrje – Bushati: Dominojnë librat e perkthyer, fëmijët pak interes për leximin

Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…

7 hours ago

Censusi i shpendëve – Macaj: Ka patur rritje të ekzemplarëve, ndikim klima dhe moratoriumi

Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…

7 hours ago

Mbledhja e Këshillit të Qarkut – Miratohen unanimisht të gjitha pikat e rendit të ditës

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…

7 hours ago

This website uses cookies.