Categories: KulturëLajme

“Pa Frymë”, Vedat Ademi flet në “Jetë Shqiptare” për këngën e tij të re, dedikuar distancës në dashuri

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Vedat Ademi ka publikuar këngën e tij të re, me titullin “Pa Frymë”, një bashkëpunim që vjen me këngëtaren Ergita Bahja. Në një komunikim me Skype në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, këngëtari ka treguar ekskluzivisht detaje rreth këtij realizimi.

Edhe pse një këngë që i këndon largësisë në dashuri dhe ftohjes së ndjenjave, Vedati thotë se në fund thirrja është gjithmonë për bashkim.

Është këngë dashurie, përfshinë edhe largësinë edhe ftohjen. Është tekst dashurie. Ne thjesht këndojmë, tregojmë që ndarjet nuk janë mira dhe thirrjet janë gjithmonë për bashkim, nuk është qëllimi ndarja”, u shpreh ai.

Por si arritën ata të realizonin videoklipin kur Vedati jeton në SHBA, ndërsa Ergita Bahja në Shqipëri? Këngëtari tha se nuk ishte e vështirë për shkak të teknologjisë, por shtoi se në këtë rast largësia sjell problemin për të ndarë çdo ide.

“Falë teknologjië gjërat janë më thjeshta tani. Nuk është e vështirë, përmes internetit çdo gjë bëhet tani. Më e vështirë është pjesa e të mos qenit prezent për të ndarë çdo ide. Por jemi munduar të bëjmë diçka të përafërt që të mos ndryshojë shumë”, tha këngëtari i  njohur.

I pyetur nëse e synon tregun ndërkombëtar, Vedati u shpreh se për të arritur këtë, veç talentit nevojitet “shumë fat dhe njohje”.

Nuk është e lehtë, mosha në të cilën kam ardhur të kufizon, por janë edhe gjërat e tjera, duhet të njohësh mentalitetin e këtij vendi dhe është e vështirë. Unë nuk është se jam munduar me patjetyër të  depërtoj. Kam bërë disa mbrëmje me muzikë live me banda amerikane. Por duhen shumë njohje dhe shumë fat. Do ja lëmë kohës të shohim, dëshira është”, theksoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Trump: Shumë shpejt do të kemi një armëpushim në Ukrainë

Presidenti Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale të premten, 21 mars u shpreh optimist…

49 minutes ago

Begaj uron Sulltan Novruzin: Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, një ditë e…

55 minutes ago

Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen

Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse…

57 minutes ago

Horoskopi për ditën e sotme, 22 mars 2025

DashiPikëpamja juaj filozofike do të vihet në qendër të vëmendjes. Shmangni mendimet e tepërta për…

58 minutes ago

Parashikimi i motit, e shtunë, 22 mars 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet…

1 hour ago

Rikthehen mbetjet tek “Varrezat e Dëshmorëve”/E moshuara: Janë helmuar disa bagëti, ka mbetje të rrezikshme

Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve…

19 hours ago

This website uses cookies.