Pa kontrolle në kufi, 20 pika kalimi për banorët në brezin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës
Banorët e zonave kufitare të Shqipërisë e Kosovës që shtrihen përgjatë brezit 30 kilometra në dy anët e kufirit do kenë mundësi të lëvizin pa iu nënshtruar procedurave të kontrolleve. Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla, tha se kalimi i lehtësuar i banorëve në këto zona do te behet përmes 20 pikave të përcaktuara në fshatrat e zonat më të afërta mes tyre përgjatë vijës kufitare.
“Kemi marrë vendim që të hapen në 20 pika kalimi të lehtësuar kufitar për banorët e dy vendeve në zonën kufitare 30 km. Të gjithë banorët e brezit kufitar do të kalojnë pa asnjë kontroll” u shpreh Xhelal Svelca, Ministër i Brendshëm i Kosovës.
Ministri Svecla e ka cilësuar implementim te suksesshëm procedure ne kalimit pa kontrolle në Piken Kufitare te Morinit për një periudhë nëntë mujor e fal kësaj eksperience kjo procedure shumë shpejt do të përfshijë edhe pikat e tjera zyrtare të kalimit të kufirit me Kosovën Qafë Morine e Tropojës, Qafë Prushi në Has dhe Shishtaveci në Kukës.
“Besoj që shumë shpejt pas përvojës së krijuar nga Vermica edhe në pikat kufitar zyrtar do të kalojnë pa kontrolle”, u shpreh Svelca.
Vitin e kaluar përmes pikave kufitare Shqipëri-Kosovë kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 5,5 million qytetarë, shtetas shqiptarë dhe te huaj, ky numër me ritmin dhe fluksin e deritanishëm sa vjen e rritet dhe mund të jetë edhe më i lartë deri në fund të sezonit.