Pa ujë në këto temperatura, qindra familje te ish- Zona Industriale në Shkodër dy dekada pa ujë

Në një kohë kur i gjithë vendi po përballet me temperatura të larta, qytetarët nuk kanë ujë në cezmat e tyre duke e bërë më të vështirë përballimin e të nxehtit. Ky problem ka të paktën dy dekada në ish-Zonën Industriale në Shkodër,  që vazhdon të mos marrë zgjidhje.

Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për familjet në këtë zonë. Banorët, të cilët nuk e kanë mundësinë për ta blerë, shprehen se detyrohen ta mbushin ujin pranë kishës, ndërsa për t’u larë ato kanë ndërtuar puse .

Pavarësisht premtimeve, banorët thonë se asgjë nuk ka ndryshuar, ndërkohë ato tregojnë se, megjithëse uji mungon, faturat vijnë çdo muaj. Megjithëse u premtua se punimet për ndëtimin e një ujësjellësi që do të furnizonte me ujë të pijshëm këtë zonë do fillojnë në mars të këtij viti, deri tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.