Pabarazi në tendera- Merret i pandehur nga SPAK deputeti i PS, Plarent Ndreca
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për deputetin e Partisë Socialiste Plarent Ndreca, duke e marrë këtë të fundit të pandehur.
Sipas SPAK, Ndreca akuzohet për pabarazi në tendera në lidhje procedurën për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.
Vetë deputeti socialist nuk është paraqitur në SPAK, por ka dërguar përfaqësuesit e tij ligjor të cilët janë njohur me përfundimin e hetimeve.
Po ashtu, me masat janë njohur edhe përfaqësues ligjor të 12 personave të tjerë të përfshirë në këtë abuzim.
Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli I Lartë i Shtetit, sipas së cilit, zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe Komisariatit Nr. 4 në Tiranë.