Paçe shtëpie me vezë e limon – Receta tradicionale plot Shije
Përgatitja e Paçes së Shtëpisë me Vezë e Limon
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
- 1 kg plëndësa të pastruar
- 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
- 1 kokërr vezë
- Lëng limoni
- Kripë
- Piper
- 2 lugë miell gruri
Përgatitja
Plëndësi pasi lahet dhe pastrohen mirë, vihet të zjejë në ujë të ftohtë me kripë.
Kur merr valë i hiqet shkuma dhe lihet të zjejë në zjarr të ngadaltë.
Pasi është zjerë, kullohet nga lëngu dhe pritet në copëza të vogla.
Hedhim në një tenxhere vajin e ullirit, shtoni miellin dhe kaurdiseni derisa të zverdhet.
Më pas, shtoni plëndësat e prerë, kaurdisini pak dhe më pas të gjithë masën hidheni tek tenxhere ku keni lëngun që keni zjerë plëndësat.
Lërini të ziejnë bashkë derisa masa të përgatitet në formën e supës dhe pakëz e trashë.
Pasi hiqet nga zjarri, lihet që të ftohet dhe më pas në një tas rrihet lëngu i limonit me të verdhën e vezës dhe i hidhet supës.
Përzihen të gjitha bashkë, shtohet piper i zi i bluar si dhe pak piper i kuq i bluar dhe nëse preferoni edhe pak piper djegës.
Për më shumë shije nëse preferoni kur ta servirni mund t’i hidhni edhe disa pika uthull.
Paçja shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinë, perime të pjekura, bukë të thekur, byrekë të ndryshëm shtëpie, turshi, salcë kosi apo djathra të ndryshëm etj.