Pacienti i parë i Elon Musk me çipin e trurit Neuralink luan shah në internet
Neuralink, kompania e Elon Musk ka treguar pacientin e parë duke lëvizur kursorin në një kompjuter me anë të një pajisje të implantuar në trurin e tij.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë nëntë minutësh në X , Noland Arbaugh përdor kursorin për të luajtur shah në internet. Ai u paralizua pas një aksidenti zhytjeje dhe mori implantin e çipit në janar. Qëllimi i kompanisë është të lidhë trurin e njeriut me kompjuterët për të ndihmuar në trajtimin e kushteve komplekse neurologjike.
Pajisja e Neuralink, e cila ka madhësinë e një monedhe, futet në kokë dhe mund të lexojë aktivitetin e neuronit dhe të dërgojnë një sinjal me valë në një njësi marrëse.
Kompanisë Neuralink iu dha leja për të testuar çipin te njerëzit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në maj 2023. Neuralink është një nga kompanitë dhe departamentet universitare që përpiqen të përsosin dhe të komercializojnë këtë teknologji.
Truri i njeriut përmban rreth 86 miliardë neuroneve, qeliza nervore të lidhura me njëra-tjetrën nga sinapset.Sa herë që duam të lëvizim, ndjejmë ose mendojmë, një impuls i vogël elektrik gjenerohet dhe dërgohet shpejt nga një neuron në tjetrin.
Shkencëtarët kanë zhvilluar pajisje që mund të zbulojnë disa nga këto sinjale. Teknologjia e njohur si ndërfaqja tru-kompjuter (BCI) është vendi ku shumë miliona dollarë financime kërkimore duket se po bëjnë një ëndërr realitet.