“Pact of Free Cities”- Kryebashkiakët kryesorë të botës mblidhen në Tiranë më 5 Shkurt

Pact of Free Cities

Tirana do të mikpresë më 5 shkurt një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të vitit: Pact of Free Cities (Pakti i Qyteteve të Lira). Ky rrjet global qytetesh, i themeluar nga kryebashkiakët e kryeqyteteve të Vishegradit ka si mision mbrojtjen e demokracisë, lirisë dhe vlerave progresive.

Tirana do të presë jo vetëm kryebashkiakët më të rëndësishëm në botë si Anne Hidalgo e Parisit apo Jaume Collboni Cuadrado i Barcelonës, por do të firmoset edhe një deklaratë e përbashkët për angazhimet e reja. Do të ketë dhe disa panele diskutimi ku kryetarët e bashkive do të prekin tema si siguria e qyteteve në kohë krizash, qëndrueshmërinë e qyteteve dhe migracionin. I pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Në këtë rrjet bëjnë pjesë metropole të mëdha si: Athina, Amsterdami, Barcelona, Budapesti, Berlini, Bratislava, Brukseli, Firence, Frankfurti, Gdansk, Hamburgu, Kievi, Lisbona, Lviv, Ljubljana, Londra, Los Angeles, Mannheim, Milano, Mynihu, Parisi, Podgorica, Praga, Rijeka, Riga, Roma, Stuttgarti, Taipei, Taoyuan, Timisoara, Tirana, Ulm, Neu-Ulm, Vjena, Vilnius, Varshava, Zagrebi, Sofja, Reykjavik, Kharkiv, si dhe Association of German Cities.

Ky samit vjen në një moment kur qytetet po kthehen në qendra të rëndësishme të politikave progresive dhe po pozicionohen si zgjidhës të problemeve globale përballë ngurrimit ose ngadalësisë së qeverive kombëtare. Pact of Free Cities synon të forcojë bashkëpunimin mes qyteteve, të ndajë praktikat më të mira dhe të sigurojë fonde direkte nga BE-ja për zhvillimin urban.

Me organizimin e këtij eventi, Tirana forcon rolin e saj si një aktor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke u rreshtuar krah qyteteve që mbështesin një shoqëri të hapur, të lirë dhe të barabartë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.