“Nisma Thurje” dhe Lëvizja “Shqipëria Bëhet” depozituan këtë të hënë (16 shtator) në Gjykatën Kushtetuese padi për të kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, lidhur me listat e mbyllura.
Kjo është padia e dytë që dërgohet në “Kushtetuese” për këtë çështje, me argumentin se këto ndryshime, që do aplikohen për zgjedhjet e ardhshme të 2025, nuk lejojnë që deputetët të zgjidhen nga vota e qytetarëve, por nga kryetarët e partive.
Në një deklaratë për mediat, Endri Shabani nga “Nisma Thurje” tha se ndryshimet e miratuara me darkodësinë e Edi Ramës dhe Sali Berishës nuk mund të imponojnë partitë e vogla të hyjnë në zgjedhje me lista të mbyllura dhe se qytetarët duhet të jenë të lirë për të zgjedhur deputetët që duan t’i përfaqësojnë.
“Edi Rama dhe Sali Berisha mendojnë se vetëm ata të dy e kanë të drejtën të zgjedhin deputetët, ne mendojmë se kjo është e drejtë e shqiptarëve, përmes listave të hapura. Ata s’mund të na imponojnë ne që të hyjmë në zgjedhje me listat e mbyllura. Në 2021, shqiptarët e ushtruan të drejtën e tyre për të votuar preferencën e tyre. Këta duan që t’ia heqin këtë të drejtë. Mendojmë se kushtetuesja do i shfuqizojë këto ndryshime, është betejë për Kushtetutën e Shqipërisë. Ata u bënë prapë bashkë, njësoj si në 2008 për të rikthyer sistemin e 2008. Këto ndryshime janë imponime që i bëjnë jo vetëm votuesve të vetë, por edhe votuesve të Nismës Thurje apo Shqipëria Bëhet. Ata detyrojnë çdo subjekt që të futen me lista të mbyllura. Besojmë që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë këto ndryshime”, tha Shabani.
Më herët të njëjtën padi për shfuqizimin e ndryshimeve për listat e mbyllura u dërgua në Gjykatën Kushtetuese edhe nga partitë e vogla opozitare dhe deputeti Dashamir Shehi.
Në seancën e 26 korrikut të 2024, PD dhe PS arritën dakordësinë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku listat do të jenë të hapura vetëm me 2/3 e tyre dhe 1/3 e listës së deputetëve do të miratohet nga kryetari i partisë. Pjesë e ndryshimeve ishte edhe heqja e herësit dhe votimi për herë të parë i diasporës shqiptare.
Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…
Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…
Manchester United dhe Real Sociedad do të ndeshen të enjten në mbërmje për të siguruar…
Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…
Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…
This website uses cookies.