Padia në FIFA e KF Vllaznia/ Dervishi, Shaba dhe Çinari komentojnë çështjen në fjalë në “Studio Sport”

studio sport1
Lajmi për padinë që grup ish futbollistësh kuqeblu kanë bërë në FIFA ndaj KF Vllaznia me pretendimin e mos shlyerjes së pagesave të prapambetura është analizuar në emisionin Studio Sport, transmetuar mbrëmjen e djeshme në ekranin e RTSH Shkodra nga të ftuarit në panel: Astrit Dervishi, Kujtim Shaba dhe Endri Çinari.
Përpos lajmit të publikuar dhe komenteve të të ftuarve në emision, Studio Sport pati një komunikim të drejtpërdrejt me presidentin e Klubit të Futbollit Vllaznia, Alban Xhaferi, i cili përgënjështron atë që thuhet në media, ndërkohë që pranon se ndër to, vetëm kroati Ante Aralica ka një problem që është në zgjidhje e sipër. Pjesë e këtij emisioni ishte padyshim edhe fitorja e Vllaznisë në futboll femra ndaj Hajvalisë, por edhe pragndeshja e kombëtares me Çekinë përmes një lidhje direkte nga Praga me gazetarin sportiv, Ervin Baku.