Padia për shpifje ndaj Gazmend Bardhit, avokati i ish-drejtorit të Policisë Shkodër: Duam dënimin e tij

-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) u zhvillua të martën një seancë për padinë e shpifjes mes deputetit të PD-së, Gazmend Bardhi, dhe ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.

Sulaj ka paditur Bardhin pas akuzave të tij në Kuvend, ku deputeti i PD-së përmendi përgjime të Sky Ecc, të cilat, sipas tij, provonin lidhjet e ish-drejtorit me grupe kriminale.

Avokati i Sulajt kërkoi dënimin e Bardhit për shpifje, duke theksuar se nuk po kërkohet dëmshpërblim, por një dënim për akuzat e rënda.

“Nuk kërkojmë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, por dënimin e të akuzuarit Gazmend Bardhi”, u shpreh avokati.

Pas shpalosjes së pretendimeve nga të dyja palët, GJKKO vendosi të shtyjë seancën për në datën 30 janar, kur palët do të paraqesin konkluzionet përfundimtare.

Ky proces pason pas debateve në seancën plenare të 12 shtatorit 2024, ku Bardhi lexoi disa komunikime nga Sky Ecc, për të cilat tha se janë provë se drejtori i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, ishte emëruar nga bandat. Pas akuzave në kuvend pati replika, ku ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, sqaroi se bisedat kishin ndodhur në vitin 2021, ndërkohë që emërimi i Sulajt si drejtor kishte ndodhur pas dy vjetësh, në tetor 2023. Kjo solli dhe padinë e Sulajt ndaj Bardhit për shpifje dhe fyerje të figurës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.