Një hetim i “Finance Football” ka zbuluar pagat vjetore të trajnerëve të ekipeve kombëtare, pjesëmarrëse në UEFA EURO 2024 në Gjermani.
Trajneri i përfaqësueses kuqezi, braziliani Silvinjo, sipas këtij investigimi përfiton një pagë prej 750 mijë eurosh në vit(vendi i 16-të), duke lënë pas vetes trajnerin e Polonisë, Skocisë, Sllovakisë, Hungarisë, Sllovenisë, Çekisë, Rumanisë dhe Gjeorgjisë.
Gareth Southgate (Angli) është trajneri më i paguar, me një pagë vjetore prej 5.8 milionë euro, përpara menaxherit gjerman Julian Nagelsmann, i cili fiton rreth 4.8 milionë euro në vit dhe i Portugalisë Roberto Martínez, i cili fiton 4 milionë euro në vit.
Jo shumë larg është trajneri i Francës, Didier Deschamps, i cili po përpiqet t’i shtojë një tjetër titull kabinetit të trofeut të transalpinëve. Paga e tij vjetore është 3.8 milionë euro.
Me paga prej 3 milionë eurosh janë Ronald Koeman (Holandë) dhe Luciano Spaletti (Itali), dy skuadra që mund të thonë fjalën e tyre edhe nëse janë larg më të mirës së tyre. Turneu do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik në Gjermani.
Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…
Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…
Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku, kërkoi…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…
This website uses cookies.