Pak para hapjes zyrtare të Panairit 26 të librit/ Intervistë ekskluzive me Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve
Emisioni “Klubi 5”, në lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me zotin Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve , pa u hapur zyrtarisht panairi, përcolli informacion për zhvillimin e Panairit të 26-të të librit. Florian Zyka moderator i emisionit pasi falënderoi zotin Ymeri , për prezencën e tij në emision, sigurisht që pyeti për punët e orës së fundit , pak para hapjes zyrtare.
Zoti Ymeri konfirmoi se: “Puna vazhdon, me vendosjen e posterave, me sistemimin e Shtëpive Botuese, të stafeve e të tjera.”
Sa Shtëpi Botuese do të jenë prezent këtë vit më datat 15- 19 nëntor 2023 ?
“Mbi 96 stenda janë prezent sivjet,” deklaroi zoti Petrit Ymeri dhe vazhdoi më të tjera informacione ekskluzive për emisionin “Klubi 5”. Shtëpitë Botuese kanë 76 stenda. Të tjerë institucione do të jenë prezentë që kanë lidhje me librin apo kulturën. P.sh do të jetë prezent në Panairin e 26-të, Banka e Shqipërisë me botimet e saj. Si gjithmonë Prishtina, Maqedonia e Prizreni do të prezantohen me stendat e tyre. Panairi i Librit është ngjarje kulturore, tejet e rëndësishme, konfirmoi zoti Ymeri aktivitet që mbahet në pesë ditë dhe në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Çmimet e librave , do të jenë 10-20 % më të lirë , për faktin se panairi sjell lexues të shumtë dhe shitjet me shumicë lehtësojnë si blerësit ashtu edhe Shtëpitë Botuese. Ditët do të jenë dinamike përgjatë panairit tha zoti Petrit Ymeri (Kryetar i Shoqatës së Botuesve), me takime të drejtpërdrejta midis autorit dhe lexuesit. Lexuesit dhe përkthyesit do të vizitojnë Panairin e 26-të të Librit, personalitete të huaja. Lilian Thurami, futbollisti i shquar francez, këtë radhë vjen me kostumin e autorit, po ashtu prezent do të jetë Ilide Carmignani një nga përkthyeset më të shquara italiane. Është bërë traditë që Shtëpitë Botuese të zgjedhin ditët e Panairit të Librit për premierën e titujve të rinj. Çdo stendë ofron befasi” u shpreh Ymeri për sa i përket disa nga aktivitet dhe surprizat.
Po juria e panairit të 26-të e librit?
“Arta Marku gazetare e kulturës, përkthyese kryetare. Aristotel Spiro përkthyes, gjuhëtar, Enkel Demi shkrimtar, Erion Kristo pedagog, përkthyes, Monika Stafa gazetare e kulturës” konfirmoi Ymeri jurinë e Panairit të librit të sivjetshëm që do të hapet në orët në vazhdim nga sot data 15-19 nëntor 2023.
“Lexuesi është objekti dhe subjekti i çdo Panairi”, përfundoi Petrit Ymeri, bisedën me studion e emisionit “Klubi 5”. “Lëreni si pikë takimi midis jush, panairin e librit. Vizitojeni disa herë, blini dhe dhuroni libra”, tha ai.