Categories: LajmePolitikë

Pak para nisjes së Këshillit të Sigurimit, Rama: Të ndihmojmë Ukrainën. Thirrje Rusisë për marrëveshjen e grurit

Pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë për mediat, ku ka bërë thirrje që të vijohet me përkrahjen e Ukrainës.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, i cili do të kryesojë edhe Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë, shkatërrimi që ka sjellë lufta nuk është kufizuar vetëm në Ukrainë apo Evropë, por është përhapur në çdo cep të botës.

Për këtë arsye, siç u shpreh Rama, vendet duhet të përkrahin rendin ndërkombëtar të mbështetur në rregulla.

Këshilli i Sigurimit do të mbajë Debatin e Parë të Hapur të Nivelit të Lartë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare përmes respektimit të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara në kontekstin e luftës në Ukrainë. Kam nderi të kryesoj këtë takim. Një luftë e paprovokuar, e padrejtë ka sjellë një konflikt vdekjeprurës në zemër të Evropës. Nuk ka sjellë asgjë veç vdekjes e shkatërrimit. Efektet e dëmshme të luftës nuk kufizohen vetëm te Ukraina dhe Evropa, përçojnë vallë tronditje në të gjithë botën dhe kërcënojnë sigurinë e ushqimit në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse duhet të mbetemi të përkushtuar për të sjellë në KS realitetin e trishtë të këtij shkatërrimi të panevojshëm dhe tërësisht të shmangshëm. Na duhet të përkrahim rendin ndërkombëtar të mbështetur në rregulla. Na duhet të mbrojmë aksionin shumëpalësh dhe t’i rezistojmë forcave shkatërrimtare që duan të fragmentizojnë bashkësinë ndërkombëtare në një kohë kur duhet të jemi të bashkuar për të ndalur këtë luftë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se të ndihmosh Ukrainën që të vetëmbrohet, shërben edhe si paralajmërim “për ata që ëndërrojnë konfliktin e përballjen”. Rama shtoi se do t’i bëhet edhe thirrje Rusisë për të nisur marrëveshjen e grurit.

 “Ky takim vjen në kohë për të ndarë mendime si mund të shfrytëzojmë çdo mënyrë për paqe. Të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet duke ndalur Rusinë përçon mesazhin më të mirë te kushdo që kërkon të angazhohet në një aventurë të tillë në të ardhmen. Paralajmëron ata që ëndërrojnë konfliktin e përballjen sepse nëse agresioni do të kishte sukses do të  përçonte sinjalin e fundit të botës siç e njohim sot, fundin e pashkelshmërisë së kufijve. Do ta shfrytëzojmë këtë takim, për t’i ribëre thirrje Rusisë për të nisur marrëveshjen e grurit për hir të atyre qindra milionëve që kërkojnë ndihmë për ushqim e ndihmë nga Kombet e Bashkuara”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

12 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

12 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

13 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

13 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

13 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

13 hours ago

This website uses cookies.