Pak rekorde në not, kush e ka fajin?

Garat e notit në Lojërat e Parisit kanë dhuruar emocione, por jo rekorde botërore. Në katër ditë gara kohët e regjistruara janë më të larta krahasuar me trendin sezonal.

Çfarë po ndodh? Dikush thotë që fajin e ka thellësia e pishinave, por federata botërore e notit ka sqaruar që thellësia është 2.2 metra. Dikush tjetër mendon që pishinat e Parisit favorizojnë kryesisht notarët e gjatë kundrejt atyre muskulozë. Sipas trajnerit italian Stefano Morini, që udhëhoqi drejti arit olimpik më 2016 Gregorio Paltrinierin, dhe tani stërvit brazilianin Kosta, “dallgët shpërndahen mirë, edhe pse në stil bretkosë dukej sikur nuk do të mbaronin kurrë, ndërsa në stilin e lirë nuk janë parë efekte të kundërt”.

Atëherë, çfarë po ndodh me notin e mbushur përherë e më tepër me kolosë? Morini thotë se “pishina është njësoj për të gjithë. Mos të harrojmë që në Lojëra ka më tepër testime antidoping, më duken të gjithë më normalë. Më shumë shoh notarë të stresuar për shkak të sikleteve në fshatin olimpik, për transportin, ndërkohë që në Lojëra ka më pak komoditet krahasuar me botërorin apo me garat e tjera”.

Ndërkohë, sa për të mbajtur paksa anën e Parisit për mungesën e rekordeve botërore në not, tre vjet më parë në Tokio u vendosën vetëm dy rekorde të rinj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.