“PAK”, sfidë me parkimet në qytet / Vendparkimet e dedikuara për këtë kategori zaptohen nga automjetet

saimir pak
Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të përballen me probleme dhe vështirësi në jetën e tyre të përditshme. Saimir Beqiri , që drejton Shoqatën e Invalidëve Para-Tetraplegjikë në Shkodër, është një nga ato persona që përballet me probleme të shumta, sidomos të lëvizë apo të parkojë në qytet. Ai thekson se vendet e shënjuara për parkimin e mjeteve për këtë kategori, zaptohen nga automjete që ligjërisht nuk duhet të parkojnë aty.Ndaj apelon që si policia bashkiake edhe ajo e shtetit të marrin masa për gjobitjen e këtyre mjeteve.
Para tre vitesh mes bashkisë dhe kësaj shoqate u nënshkrua marrëveshja për vendparkimet e rezervuara për kategorinë e Personave me Aftësi të Kufizuar, por duket se kjo marrëveshje ende nuk ka gjetur zbatim siç duhet.