Pak shqiptar drejt Britanisë me gomone, në katër muajt e parë të këtij viti u regjistruan vetëm 20 raste

Vetëm 20 shtetas shqiptarë raportohet të kenë kaluar me gomone kanalin anglez drejt Britanisë së madhe në katër muajt e parë të këtij viti. Kjo sipas statistikave të publikuara së fundmi nga zyra e brendshme  britanike, ku vihet re një rënie e ndjeshme e numrit të shqiptarëve që kanë shkuar me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

Në 2022-in , 12658 shqiptarë hynë  në territorin britanik duke kaluar kanalin anglez me gomone . Vitin pasues ndërkohë ky numër ra ndjeshëm në 504.  Nga janari deri në prill 2024 me gomone në Britani kanë shkuar 20 shtetas shqiptarë, pra 95 për qind më pak se në 2022, ose 78 për qind më pak se vitin e shkuar.  Muaji me numrin më të madh të shqiptarëve që kanë kaluar kanalin anglez me gomone drejt Britanisë së madhe ishte gushti i vitit 2022 ku u regjistruan 4140 raste të tilla.

Për rënien e ndejshme të numrit të shqiptarëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e madhe mediat e huaja, si Financial Times, thonë se shkak është marrëveshja e arritur mes Tiranës dhe Londrës për riatdhesimin e shqiptarëve.   Ndërkohë që edhe legjislacioni britanik për dërgimin e emigrantëve pa dokumente në Ruanda ku dhe do të përpunohen kërkesat e tyre për azil, duket se po jep efektin e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.