Paketa “all inclusive” edhe në Shëngjin, rritja e numrit të pushuesve shton cilësinë dhe gamën e shërbimeve
Sezoni veror pritet të rrisë ndjeshëm numrin e turistëve në Shëngjin, ndërsa strukturat akomoduese po përgatiten për të ofruar shërbime cilësore dhe me standarte. Për herë të parë po aplikohen edhe paketat turistike “all inclusive”, të cilat përfshijnë fjetjen ushqimin dhe çdo shërbim tjeter. Çmimet e tyre nisin nga 80 euro personi dhe konsiderohen mjaft konkuruese, duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit apo Evropës.
Këto janë mjaft të kërkuar kryesisht nga shqiptarët e Kosovës, por edhe nga turistët e huaj.
Numri i pushuesve dhe turistëve në bregdetin e Shëngjinit ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit, ndaj dhe biznesi vendas ka rritur gamën e shërbimeve për të ofruar kushte dhe shërbime sa më cilësore për frekuentuesit e kësaj zone turistike.