Paketa e kardiologjisë, Koçiu: Mbi 8 mijë persona e përfituan falas në janar-nëntor

mjeke1
Nga janari 2023 nga paketa e kardiologjisë kanë përfituar 8145 persona.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Sipas shifrave të publikuara nga Koçiu në rrjetet sociale, konkretisht janë kryer 4558 Angiografi, 470 Pacemaker, 205 Angioplastikë, 2915 Angiografi/Angioplastikë,
Shërbimi i specializuar mjekësor, plotësimi i nevojave të çdo pacienti dhe financimi i paketave shëndetësore vazhdon pa ndërprerje me 100 % financim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e përfitojnë falas afër vendbanimit.
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë.
Prandaj kujdesi, kontrollet periodike dhe parandalimi mbeten arma më e mirë mbrojtëse për zemrën.
