Paketë e re e mjeteve didaktike në shkolla/ Manastirlu: Mësuesit do t’i nënshtrohen trajnimeve

manastirliu

manastirliu

Një fushatë intensive ka nisur në shkolla për fuqizimin e bërthamave të këshillimit të karrierës, me qëllim nxitjen e arsimit profesional.

Nga shkolla 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në Elbasan, Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu nënvizoi rëndësinë e pajisjes të të gjitha shkollave me një paketë të unifikuar me mjete didaktike.

Unë besoj se ne na duhet një paketë të mjeteve didaktive e cila në çdo shkollë, në fillim të vitit mos të mungojë dhe të mundet të replikohet për lëndë të veçanta kur ka nevojë që eksperimentet të kryhen në grupe“, tha ministrja.

Në ditën botërore të mësuesve, Ministrja Ogerta Manastirliu preku edhe çështjen e rritjes se pagave.

Do të bëjmë rritje të pagave edhe për vitin 2024. Jemi duke e përgatitur që në kuadër të reformës sonë për rritjen e pagave dhe mësuesit t’i jepet mbështetja e merituar”, deklaroi ajo.  

Mësuesit sugjeruan zgjerimin e bazës didaktike në shkolla, rritjen e aksesit në teknologji për përdorimin e programit SMIP, si dhe zgjerimin e ambienteve sportive dhe palestrave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.