Një fushatë intensive ka nisur në shkolla për fuqizimin e bërthamave të këshillimit të karrierës, me qëllim nxitjen e arsimit profesional.
Nga shkolla 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në Elbasan, Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu nënvizoi rëndësinë e pajisjes të të gjitha shkollave me një paketë të unifikuar me mjete didaktike.
“Unë besoj se ne na duhet një paketë të mjeteve didaktive e cila në çdo shkollë, në fillim të vitit mos të mungojë dhe të mundet të replikohet për lëndë të veçanta kur ka nevojë që eksperimentet të kryhen në grupe“, tha ministrja.
Në ditën botërore të mësuesve, Ministrja Ogerta Manastirliu preku edhe çështjen e rritjes se pagave.
“Do të bëjmë rritje të pagave edhe për vitin 2024. Jemi duke e përgatitur që në kuadër të reformës sonë për rritjen e pagave dhe mësuesit t’i jepet mbështetja e merituar”, deklaroi ajo.
Mësuesit sugjeruan zgjerimin e bazës didaktike në shkolla, rritjen e aksesit në teknologji për përdorimin e programit SMIP, si dhe zgjerimin e ambienteve sportive dhe palestrave.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.