Pakistan/ Festonin ditëlindjen e profetit Muhamed, sulmi kamikaz lë mbi 50 të vrarë

pakistan bombe
Më shumë se 50 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm kamikaz me bombë në Pakistan.
Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie në provincën e Balukistanit, në veriperëndim të Pakistanit, teksa po festohej publikisht ditëlindja e profetit Muhamed.
Të plagosurit u dërguan në spitalet e afërta në gjendje kritike për jetën, ndërsa sulmin nuk e kanë marrë përsipër asnjë nga grupet që operojnë në zonë.
Ministria e Brendshme pakistaneze tha se shpërthimi “u krye nga elementë terroristë. Sulmi mbi njerëzit e pafajshëm që erdhën të merrnin pjesë në daljen për Eid Milad-ul-Nabi është një akt i urryeshëm.”