Pakistani largon afganët e paligjshëm
Forcat e sigurisë së Pakistanit ndaluan dhe deportuan këtë të mërkurë dhjetra afganë të cilët po jetonin atë vend në mënyrë të paligjshme, pas skadimit në datën 3 tetor të afatit që Islamabadi kishte vënë për largimin nga territori i tij i afganëve pa dokumente.
Lëvizja është pjesë e një plani të ri masash që shënjestron të huajt e paregjistruar dhe pa dokumente, dhe që atëherë më shumë se 200 mijë afganë janë detyruar të kthehen në vendin e tyre.
Plani është kritikuar nga agjencitë e OKB-së, grupet e të drejtave të jnjeriut, por edhe nga administrata që drejtohet nga talibanët në Afganistan. Kjo e fundit është shprehur se migrantët afganë nuk kishin krijuar probleme në vendet ku kishin shkuar, ndërsa iu kërkoi këtyre vendeve, pa përmendur pakistanin në mënyrë të drejtpërdrejtë ,që të ndalnin deportimin me forcë të refugjatëve afganë dhe të praktikonin tolerancën e bazuar mbi islam.
Sipas OKB-së më shumë se 2 milionë afganë ndodhen pa dokumente në Pakistan, 600 mijë prej të cilëve janë larguar për shkak të marrjes së pushtetit nga talibanët në 2021-in.