Pakistani urdhëron 1.7 milion afganë të largohen nga territori i tij

50a154e0bbf24dfe9b5ca14fb1552bc9

50a154e0bbf24dfe9b5ca14fb1552bc9

Qeveria e Pakistanit i ka urdhëruar të gjithë azilkërkuesit afganë pa status të refugjatit – rreth 1.7 milion – që të largohen nga territori i tij deri në nëntor, njofton Radio Evropa e Lirë.

Rritja e numrit të sulmeve nga militantët përgjatë kufirit mes dy shteteve këtë vit, ka rezultuar me përshkallëzim tensionesh.

Pakistani ka thënë se për sulmet janë fajtorë operativët me bazë në Afganistan, mirëpo kjo akuzë është mohuar nga regjimi i talibanëve.

Javën e kaluar, një shpërthim në qytetin Mastung, afër kufirit me Afganistanin, i ka lënë të vdekur të paktën 55 persona gjatë një feste fetare.

Pamje nga zona e sulmit në Pakistan. 29 shtator 2023.

Ministri i Brendshëm pakistanez, Sarfraz Bagti ( Sarfraz Bugti), nuk e ka përmendur atë sulm, apo të tjera të ngjashme, kur e ka prezantuar vendimin kundër afganëve “ilegalë”.

E drejta për të kërkuar strehim në një shtet të huaj garantohet me ligjin ndërkombëtar.

Pakistani i ka strehuar qindra mijëra refugjatë afganë, sidomos prej kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan, më 2021.

Rreth 1.3 milion afganë janë regjistruar si refugjatë, derisa rreth 880.000 tjerë e kanë fituar statusin ligjor për të qëndruar në këtë shtet, sipas Kombeve të Bashkuara.

Mirëpo rreth 1.7 milion afganë tjerë jetojnë në Pakistan “ilegalisht”, ka thënë ministri Bagti, duke iu referuar atyre që nuk e kanë fituar statusin e refugjatit.

Autoritetet pakistaneze kanë thënë, po ashtu, se prej 1 nëntorit do t’i rrisin kufizimet në kufijtë mes dy vendeve, duke thënë se vetëm vizitorët me viza dhe pasaporta do të mund të kalojnë.

Tashmë është kthyer në traditë që afganët ta kalojnë kufirin me Pakistanin vetëm me letërnjoftime.

Radio Evropa e Lirë

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.