Pako ushqimore për të moshuarit e vetmuar – Myftinia Shkodër akt bamirësie në prag të Muajit të Ramazanit

pako ushqimore myftinia

Myftinia Shkodër ka vijuar edhe këtë të enjte shpërndarjen e pakove ushqimore në prag të atmosferës së Muajit të Ramazanit.

 Përfaqësues të kësaj Myftinie ishin në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër ku organizuan dhurimin e 30 pakove me ndihma ushqimore bazë dhe thasë me miell për nevojat e tyre.

Nga ana tjetër, Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër, Fatjon Hoxha  shprehu falënderimet e përzemërta për këtë kontribut të Myftinisë Shkodër .

Krahas këtyre pakove, Myftinia do të shpërndajë edhe pako të tjera për fëmijët jetimë edhe për persona me aftësi të kufizuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.