Pakti Rama-Meloni/ Berisha: Nuk pranojmë një marrëveshje që vjen në shkelje të hapur të Kushtetutës

berisha per rama meloni

berisha per rama meloni

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar mbi marrëveshjen e arritur me Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët duke u shprehur se është në shkelje të hapur të Kushtetutës.

Berisha theksoi se marrëveshja e djeshme (7 nëntor), e firmosur në Romë nga kryeministrja e Italisë, Xhorxha (Giorgia) Meloni dhe kryeministri Edi Rama, është e dëmshme dhe e papranueshme.

“Italia është vend mik, që i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme dhe të gjithanshme Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Për Shqipërinë, Italia është partneri kryesor i bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve më intensive në të gjitha fushat.

Shqipëria ka me Italinë një marrëveshje të firmosur vite më parë, në bazë të së cilës, Italia kthen në Shqipëri, çdo refugjat të vendeve të treta që kalon nga Shqipëria në Itali.

Për PD-në, marrëveshja e djeshme surprizë, e firmosur në Romë nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama, pas një përgatitje sekrete, është e dëmshme dhe e papranueshme për arsyet që vijojnë.

-Marrëveshja nxit një valë ksenofobie dhe kjo dëmton rëndë moralin dhe virtytin e mikpritjes të kombit shqiptar.

-Marrëveshja bie në kundërshtimi të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut për të drejtat e Njeriut. Shqipëria ka historinë e saj të shkuar të zezë diktatoriale në raport me të drejtat e njeriut”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se ngritja e kampeve të refugjatëve në territorin e Shqipërisë rrezikon të amplifikojë trafiqet kriminale njerëzore dhe tregtinë e skllevërve.

PD vlerëson se vendosja e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, ku shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin, përbën rrezik serioz real për vendin. PD informon me përgjegjësi të plotë partnerët dhe miqtë tanë italianë, se firmosja e kësaj marrëveshje nga Edi Rama është bërë vetëm në shërbim të pushtetit të tij të degraduar përfundimisht.

Edi Rama me tenderat, koncesionet, PPP-të e tij është i ëprfshirë në një mori aferash shumëmiliardëshe si ajo e djegësve apo e ndërtimit të Dubai City, 12 mijë apartamente në Portin e Durrësit, de jure me biznesmenin Al Alabar, por de facto me miliardat e narkoeurove të drogës të karteleve më të fuqishme si Sinaloa e Meksikës, të lidhura direkt me Edi Ramën si dhe me miliardat e vjedhura në kriptomonedha qytetarëve europianë nga ortaku direkt i Olsi Ramës, Amant Josifi, i arratisur edhe ky prej muajsh në Dubai”, theksoi ai.

Berisha: Kraja la detyrën për shkak të ligjit të lustracionit që iniciova unë! Mellonai përfaqëson bandën e Elbasanit

Ish-kryeministri ka deklaruar para mediave se Arben Kraja e la detyrën nga kreu i SPAK për shkak të ligjit të lustracionit që sikurse thekson ai, “e kam iniciuar unë”.

Nga njëra anë urdhëron falangat e krimit në SKAP dhe gjykata, a e dini ju historinë e prokurorëve që janë në konflikt të plotë interesi? Arben Kraja ka lënë detyrën për shkak të ligjit të lustracionit, të iniciuar nga Sali Berisha dhe të votuar në parlament.

Në kodin më minimal moral, ai nuk mund të merrte kurrë në shqyrtim një çështje të Berishës.

Nuk ka lënë zyrat se kam pasur armiqësi personale ndaj tij, e ka lënë se unë kam bërë ligjin që ish-xhelatët e Sigurimit të Shtetit të dalin nga drejtësia.

Edhe sot, që ta dini ju, në ligjin e sotëm të bërë me këtë reformë, prokurorët bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, nuk mund të jenë në SKAP. Janë të përjashtuar me ligj”, tha Berisha.

Ky i fundit akuzoi prokuroren e Elbasanit për lidhje me bandat.

“A e dini ju që Mellonai, prokurorja e bandës së Elbasanit, përfaqësuesja e bandës së Elbasanit, merr pak çfarë ka bërë me djegësin e Elbasanit prej Qazim Sejdinit, që ishte kapoja, Don Lala, i denoncuar nga unë kushedi sa herë”, theksoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.