“Palestinezët të zhvendosen” Izraeli sinjalizon zgjerimin e ofensivës edhe në jug të Gazës

6c3a510987f94a4cb48e8fbd21dd6986

6c3a510987f94a4cb48e8fbd21dd6986

Forcat izraelite kanë paralajmëruar palestinezët që të largohen nga pjesët e Gazës jugore, thanë banorët e zonës, një sinjalizim se Izraeli mund të zgjerojë ofensivën në zonat ku tashmë kanë shkuar qindra mijëra njerëz nga veriu i territorit që ndoqën urdhrat e mëparshëm për evakuim- shkruan AFP. 

Kompania e Telekomunikacionit të Gazas njoftoi këtë të enjte edhe për ndërprerjen e shërbimeve celulare dhe të internetit në Rripin e Gazës.  Mbi 1.5 milion njerëz janë zhvendosur brenda Gazës, shumica e të cilëve ka shkuar në jug, ku ushqimi, uji dhe energjia elektrike janë gjithnjë e më të pakta.

Tashmë nuk është e qartë se ku tjetër mund të shkojnë ata, pasi Egjipti refuzon të lejojë një fluks masiv në territorin e tij. Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së paralajmëroi se popullsia në Rripin e Gazës po përballet me uri në kushtet që edhe dimri po afron.

Pas sulmit të Hamasit  më 7 tetor, Izraeli u kundërpërgjigj me një fushatë ajrore dhe ndërhyrje tokësore në Gazën veriore, me synimin për të rrëzuar Hamasin nga pushteti dhe për të shtypur aftësitë e tij ushtarake. Lufta që ka hyrë në javën e gjashtë, më shumë se 11.300 palestinezë janë vrarë, nga të cilët dy të tretat janë gra dhe fëmijë. 

2700 të tjerë thuhet se rezultojnë të zhdukur, shumica prej të cilëve besohet të kenë mbetur nën rrënoja.

Këto shifra nuk bëjnë dallim mes vdekjeve të civilëve dhe militantëve, pavarësisht se Izraeli thotë se ka vrarë mijëra militantë. Pas mbylljes Al-Shifasë, spitalit më të madh në Gaza, të plagosurit kanë mbingarkuar disa spitale më të vogla të cilët janë pjesërisht funksionalë. 

Në spitalin indonezian në Beit Lahia, në veri të Gazës, të plagosurit nga sulmet e forcave izraelite shtrihen duke marrë mjekim dhe duke qëndruar shtrirë në dysheme, pasi shtretërit janë të gjithë të zënë me pacientë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.