Palët shtyjnë shqyrtimin e ligjit elektoral, Alibeaj: Pazari i radhës PD–PS

Enkelejd Alibeaj, duke akuzuar palët

Në mungesë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Komisioni i Ligjeve ka vendosur shtyrjen e shqyrtimit të projektligjit për ndryshime në Kodin Zgjedhor në funksion të lehtësimit të votimit të diasporës.

Klotilda Bushka, në cilësinë e kryetares së Komisionit, duke njoftuar mungesën e relatorit demokrat Oerd Bylykbashi, kërkoi dakordësi nga bashkërelatori i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Z. Bylykbashi, në cilësinë e bashkërelatorit, ka kërkuar shtyrjen e shqyrtimit të këtyre projektakteve për ditën e nesërme,” tha znj. Bushka.

Ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj, duke akuzuar palët për pazarin e radhës, kërkoi futjen në kalendarin e komisionit të propozimeve të depozituara në Kuvend nga vetë ai lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Atëkohë e prishët Komisionin e Reformës Zgjedhore, sepse donit të bënit pazar, siç e bëtë më 26 korrik, por nuk e bëtë aq mirë. Kam një propozim prej një viti e gjysmë që ka lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ju si kryetare jeni e detyruar që ato propozime t’i sillni t’i shqyrtojmë,” u shpreh deputeti demokrat.

Të martën pritet që palët të diskutojnë se kush do të numërojë votat e diasporës, përfaqësues partiak apo teknicienë, mbulimin e kostove të kthimit të fletëve të votimit, si dhe kërkesën e Partisë Demokratike, që lidhet me mundësinë e emigrantëve për të votuar me ID ose pasaportën e vendeve ku jetojnë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.