Pallatet lirohen nga kabllot – Subjektet që ofrojnë shërbimin e internetit po sistemojnë rrjetin në “Rus”

Subjektet që ofrojnë shërbimin e internetit po punojnë për sistemin e kabllove në lagjen “Rus”, ku po bëhet largimi i tyre nga fasadat e pallateve.

Kabllot e internetit të varura kudo nëpër Shkodër janë një problem jo vetëm estetik, por dhe i rrezikshëm për banorët.

 Prej disa kohësh kanë nisur sistemimin e kabllove pranë pallateve, që i janë nënshtruar procesit të restaurimit të fasadave.

Pas përfundimit të sistemimit të kabllove në lagjen “Parrucë” dhe “Xhabije”,  aktualisht blloku i pallateve pranë shëshit “Europa” po lirohet nga kabllot.

 Ndërsa largimi i tyre shërben edhe për  garantimin e sigurisë publike gjithashtu mos cënimin e lëvizjes së ambulancave , zjarrëfikësve dhe jo vetëm.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.